Ballina Aktualitet “Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete”, kryepolici Proda flet për masakrën...

“Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete”, kryepolici Proda flet për masakrën e Dobraçit: Sikur të kisha shkopin magjik do e…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka premtuar rezultate konkrete në lidhje me hetimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër me 4 viktima.

Proda ka qenë sot në Komisionin e Sigurisë për të folur për buxhetin e Policisë së Shtetit, por është ndalur dhe në masakrën e Dobraçit. Ai tha se nëse do kishte shkopin magjik do e kthente kohën pas, por tashmë duhet të përballen me këtë ngjarje të rëndë.

“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur dhe duhet të përballemi”, deklaroi Proda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks