Nga Imeldi Sokoli

Kartolina Korruptive që Bashkia Shkodër i ofron qytetarëve të saj për festa.

Ka disa ditë që operatorët ekonomik të cilët kanë marrë në përdorim me qera shtëpizat e drurit pranë Bashkisë Shkodër më ankohen për çmimin e vendosur nga pala e ndërmjetme i cili rrezulton të jetë një biznes privat. Kjo më bëri të investigoj pak në lidhje me këtë. Në këtë situatë kam disa pyetje për Bashkinë.

Së pari pse duhet që bashkia të delegojë një shërbim të tillë ku me anë të disa punonjësave mund ta menaxhonte lehtësisht këtë dhe po ashtu mund të përfitonte vetë këto të ardhura pa patur nevojë për ndërmjetsim siç u bë vitin që kaloi. Pse duhet të khtehet kjo në një skeme biznesi ku një biznes të përfitojë nga një e ardhur që lehtësisht mund të ishte e mirë publike?

Së dyti pse nuk ka patur garë në lidhje me këtë sherbim nga Bashkia, për të përfituar operatori i cili kishte çmimin më të arsyeshëm kjo edhe për të suportuar bizneset lokale?

Së treti cila është procedura ligjore që është ndjekur në këtë rast për të patur një mrrëveshje me palën e ndërmjetme si përdorues I hapsirës së shtëpizave?

Ftoj bashkinë ti përgjigjet publikisht këtyre pyetjeve.
Gzur…
Shënim: Më poshtë keni fragmente të kontratës tip dhe pagesat që janë bërë nga bizneset tek pala ndërmjetëse.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu