Shqiperia nenshkruan marreveshje bashkepunimi me Malin e Zi ne fushen e Artit dhe Kultures. Lajmin e ka bere publik vete ministri Blendi Gonxhe i cili shkruan:
Me Ministren e Kulturës dhe Medias të Malit të Zi, znj. Tamara Vujovic, për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Diskutuam me fokus të veçantë mbi fuqizimin e lidhjeve kulturore në fushat e kinematografisë, teatrit dhe botimit, duke synuar të krijojmë një platformë të përbashkët për shkëmbime artistike dhe projekte të përbashkëta. Ky bashkëpunim do të jetë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku kultura jonë e përbashkët dhe e ngjashme të frymëzojë projekte që bashkojnë dhe pasurojnë kalendarin artistik të vendeve tona.