Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pranë një pallati, në “Bregun e Drinit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme dhe tymi ka mbuluar pallatin, duke krijuar frikë dhe panik te banorët. Këta të fundit kanë dalë nga shtëpitë e tyre të alarmuar dhe nën panik, për të mos pësuar lëndime.
Nga zjarri brenda pallatit dhe shpërthimi i kabinës, ka ngelur pa energji një pjesë e qytetit të Lezhës.Policia dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes. Ky është rasti i dytë në hark kohor të shkurtër, pasi rreth dy muaj më parë, në një pallat aty pranë shpërtheu rrjeti elektrik.