Krahina e Shllakut është krahina malore më e afërt me qytetin e Shkodrës, edhe pse vetëm 17 km largë nga qyteti i Shkodrës nga fshati i parë ku fillon komuna e Shllakut, kjo krahinë është lënë tërësisht në harresë pa asnjë investim në infrastrukturë, arsim apo shëndetësi.

Çuditërisht pa asnjë kuptim pa asnjë lidhje etnografike apo kulturore, këtë krahinë e kanë shkëputur nga bashkia e Shkodrës dhe i ka kaluar bashkisë Vau Dejës pas ndarjes së re territoriale .

Përveç mungesës së vëmendjes dhe investimeve nga pushteti lokal dhe ai qëndrorë nuk ka asnjë tabelë orientuese për udhëtarët që udhëtojnë drejt Shllakut.

Shpeshherë turistët e huaj që vizitojnë këtë Krahinë, për munges të tabelave orientuese ngatërrojnë rrugën te Ura e Mesit në Postribë dhe pasi kanë kaluar Prekalin apo Pultin e marrin vesh që po udhëtojnë në një destinacion tjetër dhe jo për në Shllak dhe detyrohen të kthehen mbrapsht nga janë nisur.

Shllaku është e vetmja njësi në republikën e Shqipërisë pa asnjë tabelë orientuese. Kur nuk vendosen tabelat orientuese të një Njësie administrative që përbëhet nga 7 fshatra që është gjëja më elementare, imagjinoni se sa shpresë apo besim duhet të kenë banorët e Shllakut për investime më të mëdha nga bashkia Vau Dejës apo nga qeveria shqiptare. TURP !

Nga Mark Gjeka

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0TkZue5KQ8n2aAEp5KGEFwX5zRWjkuX298T2siLM8uj8CJpTAZwmfZuRPhSDKphq4l&id=100058296131153

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu