Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 12.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 12.00,shënon kuotën 7.60 m.(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 12.00,shënon kuotën 7.48m. (Kuota max 7.50 m), 12cm me pak se ora 10:00
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2425Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 160 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. - Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji.
- Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit, ne rritje.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara:
Janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 19 familje (77 persona),po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 përsona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 përsona)
Të akomoduar në konvikt 3 familje ( 12 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:
- Guri I Zi 250 banesa
- Bërdicë 210 banesa, nga kto 40 ne biznese
- Lagja Nr.4, 30 banesa
- Lagja nr. 1, 100 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.






