1401 nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës në Bashkinë Shkodër. Janë rreth 100 nxënës më shumë se një vit më parë, kjo për shkak të uljes së moshës së pranimit të fëmijëve në klasë të parë. Në total përllogariten 16 mijë e 500 nxënës në sistemin parauniversitar në Shkodër, numër që ka ardhur duke u ulur ndjeshëm vitet e fundit si pasojë e emigracionit. Klasa të mbyllura, shkolla që kanë minimum të nxënësve e rrezikojnë shkrirjen, mësues pa orë të plotësuara. Ky është realiteti edhe këtë vit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu