Shkarkimi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, të prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Doda, ka çuar në krijimin e një vendi vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Tashmë KLP, ka hapur garën për zgjedhjen e një anëtari të ri të KLP, duke përgjedhur me votim 1 prokuror që shërben në rradhët e prokurorive të Apelit.

Në garë për vendin vakant në KLP, është kandidatura e prokurorit të Apelit Durrës, Etien Kapo dhe kandidatura e prokurores së Apelit Tiranë, Ledina Riza.

Të dy prokurorët përfaqësojnë një karrierë të gjatë në shërbimin e tyre pranë Prokurorisë Shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu