Ballina Sport Sherri në fushë dhe sendet e forta nga tribunat, Disiplina gjobit Vllazninë!...

Sherri në fushë dhe sendet e forta nga tribunat, Disiplina gjobit Vllazninë! Gurishta pezullohet me 6 ndeshje

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të raundit të fundit. Klubi i Vllaznisë është dënuar me 100 mijë lekë gjobë për shkak të hedhjes së sendeve në fushën e lojës dhe koreve fyese nga tifozët në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj Albano Aleksit të Egnatias është pezulluar me gjashtë ndeshje nga aktiviteti. Ndërkohë është rrëzuar kërkesa e Vllaznisë së vajzave për rishikimin e masës disiplinore, të përcaktuar në vendimin nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Vllaznia, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  1. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks