Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.

Policia sekuestron një armë zjarri psitoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 67-vjeçari që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.

Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu