Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme mes dy të miturve në Kamzë.
Policia njofton se konkretisht një 13-vjeçar ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar.
Fatmirësisht 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për të kapur autorin 13-vjeçar.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu