Në kuadër të samitit me Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor data 6 do të shpallet ditë pushimi vetëm në Tiranë. Për këtë event janë marrë dhe një sërë masash për të garantuar sigurinë dhe shmangur çdo incident.
Perimetri i sigurisë do të fillojë nga Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza.
Për këtë do të jenë të angazhuara 16 nivele sigurie, përgjatë këtij perimetri.
Autoritetet do të pajisen me beixh-in përkatës dhe nuk do të lejohet kalimi i asnjë personi të paautorizuar.
Në Tiranë do të mbërrijnë rreth 45 delegacione të huaja.
Ndërkohë me datën 5 dhjetor do të mbërrijnë në Tiranë disa nga kryeministrat e pranishëm në Samit për të zhvilluar vizita bilaterale dhe zyrtare me kryeministrin Rama. Ndërsa kryeministri grek do të zhvillojë me kryeminstrin Rama takim zyrtar më 7 dhjetor.
Gjashtë dhjetori pritet që të shpallet ditë pushimi për shkollat dhe administratën në Tiranë. Vendimi pritet që të merret ditën e nesërme dhe shkak është mbajtja e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në kryeqytet.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se të premten kryeministri Edi Rama niset drejt Italisë ku do të takohet me homologen e sapo-zgjedhur në detyrë Giorgia Meloni. Më 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga Partia Demokratike ku pritet ti bashkohet edhe Partia e Lirisë.







