Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike pak minuta më parë. Meta pritet të takohet me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa në seli ka hyrë edhe nënkrytari i PL, Petrit Vasili.

Takimi vjen vetëm pak ditë para protestës që Berisha ka paralajmëruar më 6 dhjetor, ditë kur Bashkimi Europian do të mbajë samitin me vendet e rajonit në Tiranë.

Meta ka konfirmuar më herët pjesëmarrjen në protestë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu