Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër kanë qenë të pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Janë ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur paisjet teknologjike si radarë, dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

📌 Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 35 masa administrative.

Gjithashtu gjatë kësaj jave:

📌 Arrestuar në flagrancë 1 shtetas “Per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (Në gjendje të dehur) si dhe janë proçeduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” (Pa leje drejtimi).

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

📌 Per periudhen 17-23.03.2024, janë marrë në total 1081 konkretisht:

  • Mos përdorim rrip sigurimi 49
  • ⁠Qarkullim me shpejtësi 382
  • Përdorim pije alkolike 10
  • ⁠Përdorim telefoni 47
  • Parakalime të gabuara 121
  • Pozicion mjeti ne karexhatë 58
  • ⁠Pushim i gabuar mjeti 127
  • ⁠Mos respektim sinjalistike 75
  • ⁠Mos përdorim kaske mbrojtëse 40
  • ⁠Mosrespektim këmbësore 114
  • Mos përdorim jeleku fosforeshent 2
  • Qarkullim me të meta teknike 5
  • Pa siguacion mjeti 6
  • Ngarkesa gabarite 1
  • Xhama të errësuar 18
  • Manover e gabuar mjeti 4
  • ⁠Mosrespektim distance 3
  • ⁠Pa kontroll teknik 3
  • Humbje kontrolli mbi mjetin 1
  • ⁠Mospërdorim dritash 2
  • ⁠Mos respektim orar Ndalim qarkullimi 4
  • ⁠Qarkullim me targa të një mjeti tjeter 1
  • ⁠Mos paraqitje dokumente në afat 1
  • ⁠Mos dhënie përparësie 1
  • ⁠Ndryshim karakteristika konstruktive 2
  • Nuk ndalon 1
  • Mos rregullim shpejtësie 1
    📌 Ndalim administrativ mjeti 6
    📌 Masa debitore të arkëtuara 116
    📌 Aksidente me dëme materiale 6 me 14 mjete të dëmtuara.
    📌 Shoqërim Personalitete tē Larta Shtetërore të huaja 4

✅ Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112 dhe 129 çdo rast të shkeljes së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu