Pas një periudhe ndërprerjeje qeveria rikthen edhe njëherë Vettingun në Policinë e Shtetit, i cili tashmë nuk do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që prej pak ditësh drejtohet nga Ardi Veliu.

Ndryshe nga më parë në sitë nuk do të kalojnë 12.000 efektivet nga gradat më të larta të ato më të ulta, por vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi si policia në Gardën e Republikës dhe në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Kontrollit do t’i nënshtrohet drejtori dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, të Drejtorisë Qendrore, të strukturave të veçanta, drejtorët e zëvendësdrejtorët vendor, në drejtoritë e kufirit dhe migracionit, shefat e komisariateve, të sektorëve në nivel qendror e vendor që mbulojnë fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik/financiar dhe policisë rrugore.

Por krahas tre kritereve atij profesional, e pastërtisë së figurës dhe pasurisë, subjektet do t’i nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do te vlerësohen edhe varësia nga alkooli lojërat e fatit apo nëse vuajnë nga çrregullimet mendore kronike.

Për kontrollin e pasurisë do te ngarkohet inspektoriati i lartë i deklarimit te pasurisë për të përpiluar raportin, ndërsa për kontrollin e figurës do të bashkëpunohet edhe me struktura të tjera si SHISH, DSIK.

Trupa e vlerësimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është e ngjashme me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, i cili në katër vite funksion arriti të firmosë vetëm 57 vendime.

Drafti i ndryshimeve të reja pritet të kaloj në vazhdim në komisionet parlamentare, për të shkuar në fund për miratim edhe në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu