Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim të radhës në rrjetet sociale për review negative ndaj bizneseve por jo vetëm. AI ka ndarë një video me vlerësime dhe komente negative për kalanë e Rozafës në Shkodër, duke thënë se kështu po shkatërrojnë turizmin. Kreu i qeverisë thotë se uron që prokuroria të veprojë një orë e më parë.
PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!
Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi






