Reshjet e ditëve të fundit kanë dhënë efekt tek prurjet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht Fierza është në nivelin e 268.51 m mbi nivelin e detit ndërsa prurjet janë minimale rreth. 1000 m3/sek.
Në Koman niveli ujit shkon në kuotat e mbi 167.00 m, dhe prurjet rreth 700/700 m3/sek.
Në Vaun e Dejës,niveli ka arritur në kuotat e 72.56 m, ndërsa prurjet përllogariten rreth 170/60 m3/s.