Gjatë natës në Lezhë ka patur reshje intensive të shiut, duke krijuar probleme për qytetarët.

Në bllokun e banimit të lagjes Besëlidhja, vërshimi i ujërave të përrenjve dhe vështirësia e tërheqjes së ujit nga pompat ka bërë që uji të qëndrojë në sipërfaqe e për pasojë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Kjo është një situatë e vazhdueshme sa herë ka reshje intensive të shiut, kjo edhe për shkak të bllokimit të kanalizimeve nën tokësore.

Probleme pati edhe për kopështin “Besëlidhja”, më i madhi në qytet, ku është pezulluar mësimi ditën e sotme. Shkak është bërë prezenca e ujit brenda godinës që ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik të saj.

Sipas asaj që bëjnë të ditur përfaqësues të bashkisë, në këtë godinë ka patur çarje të tubave gjatë natës në katin e dytë dhe ka depërtuar edhe tek sistemi elektrik dhe për çështje sigurie është bërë pezullimi i mësimit.

Prej orës 7, ndërmarrja e shërbimeve ka nisur ndërhyrjen për të evituar problematikën dhe kthyer ambientin funksional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu