Reshjet e sotme të dëborës, të cilat kanë përshkuar pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë Pukë, i kanë gjetur strukturat tona të shërbimeve publike në gatishmëri të plotë, të cilat janë në terren që në orët e para të mëngjesit. Me borëpastrueset dhe makineritë e tjera të duhura është ndërhyrë në aksin kryesor të qytetit si dhe në akset e brendshme, duke mundësuar qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve pa ndonjë problematikë evidente. Ndërkohë, akset që lidhin njësitë administrative me qytetin dhe fshatrat me njëri-tjetrin janë të qarkullueshme dhe nuk paraqesin vështirësi në qarkullim.Erërat e forta gjatë mbrëmjes së kaluar kanë krijuar disa dëmtime në pemët dekorative të përreth qytetit, ku nga ana e punonjësve të drejtorisë së shërbimeve publike po kryhet pastrimi i pjesëve të dëmtuara dhe këqyrja e mëtejshme e çdo peme, me qëllim evitimin e degëve të dëmtuara, të cilat mund të jenë një problematikë e shtuar për qytetarët dhe kalimtarët. Situata është në monitorim të plotë dhe asgjë për t’u shqetësuar, pasi ekipet tona janë të angazhuara maksimalisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu