Në një kohë kur klasa politike është përfshirë sërish në debatin e reformave dhe ndasitë janë të mëdha, veçanërisht për atë territoriale, nga Shkodra ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad thotë se nevojitet dialog dhe gjithpërfshirje kur bëhet fjalë për nisma të tilla.

Elsa Hastad – Ambasadore e Suedisë

 “Me lejoni të them që në të gjitha reformat që do të bëni në vend, nevojitet që të përfshini sa më shumë aktorë që të jetë e mundur, nivelit parë, mesëm dhe të lartë, shoqërinë civile etj. Kjo bën sens kur merren vendime të rëndësishme”. 

E pranishme në aktivitetin “Suedia në Shkodër” që vjen në kuadër të javës së kulturës Suedeze, ajo sëbashku me drejtuesit vendor vizitoi stendat që prezantojnë lidhjet mes dy popujve, traditat dhe kulturat, por edhe risitë teknologjike.

“Jam shumë e lumtur që jam sot në Shkodër sëbashku me miqtë e mi nga Bashkia e Shkodrës. Për të parë nga afër punën e te gjithë organizatave, shkollave dhe prezencës së Suedisë në këtë qytet. Është shumë e rëndësishme për ne që të punojmë për demokracinë vendore, sepse demokracia vendore është këtu në qytetet tuaja. Është e rëndësishme që të njohim të gjithë, drejtuesit vendore, shoqërine civile dhe gazetarët.

Kryetari i bashkisë z. Spahia vlerësoi bashkëpunimin me Suedinë, duke theksuar se arsyet për të patur lidhje të forta janë të shumta. Ndihma e Suedisë është e madhe veçanërisht për forcimin e demokracisë, mbështetjen e rinisë, fushën e teknologjise dhe inovacionit etj. Ne do të kemi gjithmonë nevojë për aleatët tanë dhe Suedia është një prej tyre. Edhe prefektja Angoni e cilësoi me rëndësi aktivitetin e javës së Kultures Suedeze në Shkodër. 

Gjatë ditës në pedonalen e Shkodrës janë mbajtur një sëri aktivitetesh, ndërsa mes përfaqësuesve të ambasadës dhe bashkisë është programuar edhe një ndeshje futbolli në stadiumin “Loro Borici”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu