Nje lajm fantastik per sportin shqiptar. Pjesemarrja e vllaznise ne fazen e grupeve te Champions League do te nise me nje perballje ndaj gjigandit spanjoll, Real Madridit. “Shkodra Sport” meson se ndeshja eshte vendosur te luhet me 20 tetor ne oren 18:45 ne stadiumin Loro Borici.
6 dite me vone, vajzat shkodrane do te udhetojne drejt Anglise per t’u ndeshur me Chelsean. Edhe ndeshja e trete do te jete serish ne transferte per ta, kete here ne France, ku do te ndeshet me ekipin e Paris Saint German.
Keto do te jene tre ndeshjet e para, nderkohe qe me pas, sfidat e kthimit do te nisin me sfiden ndaj francezeve te PSG ketu ne Shkoder, me date 8 dhjetor. Nderkohe dy sfidat e fundit, do te luhen me 16 dhjetor me anglezet e Chelseas, nderkohe qe seria e ndeshjeve ne grup per Vllaznine, do te mbyllet me 22 dhjetor ne Madrid.
SHKODRA-SPORT.COM/