Katër muaj para zgjedhjeve Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar strategjinë politike për sa i përket listës së kandidatëve. Drejtuesit politik, edhe në këto zgjedhje do t’i mbrojë duke i vendosur në listat e sigurta.
Sipas burimeve në selinë rozë ky ndryshimi i kryetarit të partisë vjen me arsyetimin së nëse drejtuesit e ekipeve elektorale do të ishin në listë të hapur, atëherë përqendrimi i tyre do të zhvendosej tek sigurimi i votave personale dhe jo tek bashkërendimi i punës së gjithë ekipit.
Sipas këtij vendimi dhe duke ju referuar rezultatit që PS mori në 2021 vetëm një deputet Kukës, për Eduard Shalsin, i cili zëvendësoi Majkon, do të duhet të punojnë të gjithë në Kukës për ta çuar në Parlament. Për Shkodrën, Beratin dhe Durrësin, Rama nuk do ta ketë këtë “dhimbje koke” pasi këto tre qarqe udhëhiqen nga kryebashkiakët.
Gjithashtu mësohet se shefi i selisë rozë u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tyre që në lista të jenë kandidatë me influencë në zonë, si dhe emrat potencialë të përfaqësojnë të gjitha zonat e qarkut. Gjithashtu ata kanë detyrim të kenë në ekipet e tyre, të rinj të platformës “deputeti që duam”.
Por përpara se të mbyllim listat socialistët duhet të regjistrojnë emigrantët, të cilët duhet të jenë votues potencial të mazhorancës. Për këtë arsye të majtët këtë fundjavë kanë zbarkuar në Itali dhe Greqi.
Drejtuesit politik të Vlorës, Gjirokastrës, Fierit së bashku me deputetët dhe zv/ministra do të kujdesen për regjistrimin e emigrantëve në Athinë. Ndërsa shqiptarët në Selanik do të jenë nën kujdesin e të ngarkuarit politik për qarkun e Korçës së bashku me Sekretaren për marrëdhënie me jashtë në PS.
Në Itali do të zbarkojnë Drejtuesi politik për Diasporën së bashku me kryebashkiakun e Vlorës, deputetë dhe sekretaren për emigracionin në selinë rozë.
Jo vetëm regjistrimi i diasporës, për socialistët kanë vendosur edhe “asistenca teknike” me njerëz të dedikuar në qytetet më shumë emigrantë shqiptarë.
Vota e diasporës për partinë e Edi Ramës shihet si një element i rëndësishëm për të marrë mandatin e katër, me objektivin minimal, ruajtjen e mandateve që kanë sot, 75 deputetë.
VOTA E DIASPORËS, TAKIMET E PS
Në Itali: Taulant Balla, Ermal Dredha, Zerina Bruçi, Milva Ekonomi, Etilda Gjonaj
Në Athinë: Belinda Balluku, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla, Evis Kushi, Silda Anagnosti
Në Selanik: Niko Peleshi, Romina Kuko