Kryeministri Edi Rama po prezanton Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Rama ka komentuar tragjedinë në plazhin e Himarës, ku polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren.
“Nga një shkelje aq e papërgjegjshme të rregullave më ka gërryer me ditë e me netë. Edhe kur i shkruajta edhe tani që po i lexoj këto rreshta kam ndjenjë të fortë revolte për shkak se shkelësi i cili u kthye në vrasës nuk ishte një pushues i zakonshëm, por punonjës police që edhe si pushues duhet të jetë shembull i respektit të ligjin. Ky fakt e vëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e çdo shqiptari të thjeshtë të dhimbshme, pavarësisht se kush ishte autori, por edhe shumë revoltues edhe për shkak të profilit të autorit. Ajo tragjedi nuk ka asnjë ngushëllim, s’ka si të ketw ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet që edh enë kulmin e një dhimbjeje ekstreme ajo familje e thjeshtë tregoi një vetëpërmbajtje të hatshme. Duke kërkuar mospolitizimin e fatkeqësisht.
Që prej nisjes së punës së AMP-së, kryeministri Edi Rama thotë se janë dënuar me burg 29 punonjës policie, 31 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 20 të tjerëve u është ndaluar të ushtrojnë detyrën. Rama tha se Policia e Shtetit po kalon në një tjetër stad, që disa vite më parë ishte e pamendueshme.
“Janë dënuar me burg 29 punonjës policie, me arrest shtëpie 31 të tjerë dhe 20 të tjerë më masë të ndalimit të detyrës dhe 12 janë ish shefa komisariatesh madje edhe një drejtor. Prerja e druve të shtrembër në rreshtat e gjatë është pjesë e pandashme e rritjes dhe fuqizimit të policisë. Ky është stad tjetër, i pamendueshëm disa vite më parë”, tha Rama.
Kryeministri Rama, duke nënvizuar edhe një herë dhimbjen për ngjarjen e rëndë të Himarës ku u vra një vogëlushe, tha se të paudhët kanë marrë një hov kohët e fundit në polici, paudhësi e cila do të marrë fund.
“Natyrisht që nuk isha dakord me opinionin e tyre që vogëlushen e vrau shteti por ndaj me ta dhimbjen dhe disa nga psetë e ngjarjes dhe revoltën. Udhëkryqin që ndodhet policia muajt e fundit dhe nga aftësia që ka policia për ta kapërcyer këtë udhëkryq. Ai ishte ai individ i paudhë shëmbëlltyra e sotme e policisë së shtetit? Nga kjo pyetje dhe përgjigja e saj vazhdon në 2 rrugë të ndryshme dhe paralele pastaj përgjigja. Unë mendoj që jo. As ai që unë shpresoj të marrë dënimin ekstrem, as individë të tjerë, nuk janë shëmbëlltyra e policisë. Ata janë jashtëqitje e këtij organizmi që është në transformim. Në muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë në policinë e shtetit, paudhësi që duhen ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit dhe disiplinë ushtarake”, tha Rama.