Kryeministri Edi Rama, në konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, deklaroi se ambicia e qeverisë që ai drejton është të bëjë “detyrat e shtëpisë” dhe negociatat të mbyllen në vitin 2027, në mënyrë që “anëtarësimi jonë të mbyllet brenda kësaj dekade”.

“Përshpejtimi i hapave është së pari meritë e qeverisë hungareze, që e ka të qartë ambicien për mbështetjen e zgjerimit të Bashkimit Europian. Së dyti, kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështjetjen e plotë të shteteve anëtare. Nuk ka dyshim për ne se një Europë me Ballkanin Perëndimor të integruar do të jetë më e bashkuar dhe më e sigurtë. Ambicia jonë dihet, ne duam të bëjmë detyrat tona dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. Shpresojmë që anëtarësimi jonë të mbyllet brenda kësaj dekade. Është qëllim ambicioz, të cilin e kemi ndarë edhe me Komisionin. Është thelbësore për ne që mos të harrojmë dhe të mos nënvlerësojmë parimin e anëtarësimit në bazë të meritave. Kjo do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu