Ballina Aktualitet Rama ndan pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj: Hapet traseja...

Rama ndan pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj: Hapet traseja e rrugës në pikën kufitare me Malin e Zi, po ecet me ritme të shpejta!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke ndarë pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj.

Përpos videos së postuar në rrjetin e tij social, Facebook, kryesocialisti shkruan se po punohet me ritme të shpejta, ndërsa vë në dukje se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.

“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.

Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks