Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zgjodhi 3 majin, ditën e lirisë së shtypit për të zhvilluar konferencën shkencore ndërkombëtare “Qyteti i Shtypit të Pavarësisë 1913-1920”.
Rektorja e universitetit të Shkodrës Rajmonda Këçira dhe Zamira Shkreli drejtuese e qendres së studimeve albanologjike shprehen se ky universitet është mbështetur fuqishëm në shtypin dhe letërsinë e periudhës të mëpasme të Pavarësisë.
Profesor Mark Marku tregon se Shkodra është qyteti më i rëndësishëm për shtypin dhe kulturën shqiptare gjatë atyre viteve por edhe më pas. Në këtë 3 maj, ditën e lirsë së shtypit ai u shpreh se mediat shqiptare po përballen me shumë probleme duke mos qenë të lira për shkak të presionit politik, ekonomik e deri tek krimi i organizuar.
Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare “Qyteti i Shtypit të Pavarësisë 1913-1920” u shfaq një dokumentar dhe më pas konferenca vijoi me 27 kumtime nga pedagogë e ekspertë të medias.