Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Dyshohet se punonjësi i burgut 313 është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë:

 

 

Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve.Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu