Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit.
Henri H. ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti. Mësohet se ai ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.
Efektivi i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e bluzave të bardha.