Edona Bilali pritet të mos jetë më drejtuese politike e qarkut Shkodër. Burime për newspower.al bëjnë me dije se ky ndryshim, por edhe të tjerë do të zyrtarizohen pasdreke, ku pas pushimeve të gushtit, Partia Socialiste mbledh kryesinë për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet lokale mes-vitin e 2023. Në vendin e saj po diskutohen dy emra si më të mundshëm për të marrë këtë detyrë bën me dije i njëjti burim. Newspower edhe pse i ka tashmë dy emrat, për hir të asaj që do të prodhojë mbledhja e pasdrekes, ka vendosur të mos i bëjë publike. Ndryshimet në kampin socialist të qarkut Shkodër vijnë në një kohë kur edhe vetë kryeministri Rama është i njohur me pakënaqësitë që ka në strukturë, por paralelisht vendimi vjen edhe për shkak se ministrja Bilali është në pritje të të bërit nënë.