Në Ditët e Trashëgimisë Kulturore, DRTK Shkodër, shfaqi mbrëmjen e së premtes një projeksion video (videomapping) në fasadën e një banese në rrugën Gjuhadol.
Repertori i imazheve ofroi fragmente, të njohura e të panjohura, nga ambjente të banesave karakteristike shkodrane, ku ruhen dhe rizbulohen vazhdimisht gjurmë që dëshmojnë për të kaluarën e qytetit.