DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin V. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.    

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nje 17-vjeçar, banues në Malësi të Madhe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.  

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. B., 53 vjeç dhe B. B., 47 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 45 vjeç, se këta 2 shtetas, duke e mashtruar, kanë falsifikuar aktin e shitjes së automjetit të tij.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 73-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu