Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për procesin e primareve, proces i cili do të shërbejë për të përzgjedhur ekipin e deputetëve të PD-së në zgjedhjet e 11 majit.

Pothuajse i gjithë grupi parlamentar aktual ka hyrë në procesin e primareve, me përjashtim të deputetëve të Shkodrës, Helidon Bushati dhe Emilia Koliqi, si dhe deputetit të Durrësit, Ferdinand Xhaferi. Vetë Helidon Bushati ka deklaruar në rrjetet sociale se nuk dëshiron të jetë më deputet.

 

  • Aleksandë Gasper Kaçi
  • Alfred Dedë Pllumbi
  • Alfred Gjergj Thekna
  • Arben Ismajl Lushaj
  • Bardh Ali Spahia
  • Eliona Vat Shkrela
  • Gentian Simon Ndoj
  • Glorja Andreja Shllaku
  • Greta Zef Bardeli
  • Ilirjana Flamur Agolli
  • Imeldi Besnik Sokoli
  • Irena Lodovik Shala
  • Izmir Niazi Rusi (Ulqinkaku)
  • Jesmina Bajram Pikalaci
  • Kolë Gjergj Beka
  • Ledinë Shevqet Mandija
  • Lodovik Stak Hasani
  • Mimoza Xhelal Rexhvelaj
  • Ndoc Dedë Ashta
  • Ted Ilir Kopliku
  • Vildane Xhemshit Gushta (Kazazi)

Megjithatë, primaret janë vetëm baza për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, pasi lista përfundimtare do të hartohet nga kryesia e PD-së. Në përzgjedhjen e ekipit do të merret parasysh puna e secilit me diasporën, por edhe kontributi në betejën e PD-së kundër qeverisë.

Një pjesë e deputetëve të ardhshëm të PD-së dihen që sot, pasi 19 figura politike të rëndësishme të partisë nuk do të hyjnë në primare dhe do të jenë në vende të sigurta në listë, pasi janë drejtues politikë.

DREJTUESIT POLITIKË NË PD

  1. Sali Berisha
  2. Flamur Noka
  3. Edi Paloka
  4. Jozefina Topalli
  5. Belind Këllici
  6. Albana Vokshi
  7. Besar Xhaferri
  8. Oerd Bylykbashi
  9. Gazment Bardhi
  10. Agron Gjekmarkaj
  11. Luciano Boci
  12. Flamur Hoxha
  13. Xhelal Mziu
  14. Ivi Kaso
  15. Tomor Alizoti
  16. Eno Bozdo
  17. Tritan Shehu
  18. Ina Zhupa
  19. Bujar Leskaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu