Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka prezantuar projektin për infrastrukturën e transportit ujor në liqenin e Shkodrës. Arkitekti Hollandez Jesus Hernandez, që ka punuar për këtë projekt thotë se parashikohet ndërtimi i tre moleve dhe se qëllimi kryesor është rritja e kapaciteteve dhe forcimi i lidhjes së Shqipërisë me Malin e Zi përmes transportit ujor. Megjithatë përtej prezantimit, ende nuk ka një datë të caktuar për implementimin e këtij projekti.
FSHZH po organizon një sërë aktivitetesh me synim diskutimin me aktorët vendorë të mundësive të krijuara nga ky projekt. Ky investim ndikon drejtpërdrejtë tek autoritetet publike vendore po ashtu edhe banorët e zonës që do të përfitojnë nga veprimet e shtuara sociale dhe ekonomike. Por përveç molove, liqeni i Shkodrës ka nevojë për ndërhyrje emergjente në pastrimin e ujrave të tij që e kanë kthyer ngjashëm me një moçal. Ministritë e linjës dhe vetë qeveria shqiptare duhet të hartojnë me urgjencë një projekt për këtë problematikë.