Revolucioni i Graham Potter te Chelsea nis me një shqiptar. Sipas asaj që raporton “The Sun”, trajneri i ri ka ngelur i surprizuar nga aftësitë e sulmuesit kuqezi në seancat stërvitore gjatë javës së fundit dhe planifikon ta aktivizojë atë titullar në skuadrën titullare që po ndërton. 

“21-vjeçari mund të aktivizohet titullar menjëherë pas rikthimit nga pushimi i kombëtareve. 47-vjeçari kërkon t’i besojë Brojës çelësat e sulmit për të ndërtuar një sistem loje ku presioni ndaj kundërshtarit fillon që nga sulmi”, thekson tabloidi që shton se ai që rrezikon në këtë mes është Pierre Emerick Aubameyang. 

Menjëherë pas rikthimit nga ndeshjet e kombëtareve, Chelsea sfidon Crystal Palace përpara se të ndeshet me Liverpool, dy sfida ku Broja sipas të gjitha gjasave do të prezantohet që nga minuta e parë dhe mund të konsiderohen shansi i jetës për shqiptarin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu