Ballina Kronike Policia zbardh ngjarjen tragjike në Shëngjin: 5 shtetas nga Kosova i mori...

Policia zbardh ngjarjen tragjike në Shëngjin: 5 shtetas nga Kosova i mori dallga, dy të vdekur

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, ku disa persona rrezikuan të mbyteshin si pasojë e dallgëve të forta të shkaktuara nga era.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 16:30 shërbimet e Policisë u informuan se disa shtetas, të cilët kishin hyrë në det për t’u larë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Kufitare, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ekipet e emergjencës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me Policinë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë shtetasve nga Kosova.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks