Ballina Aktualitet Policia e Shkodrës përkujton 30-vjetorin e rënies në detyrë të efektivit Agron...

Policia e Shkodrës përkujton 30-vjetorin e rënies në detyrë të efektivit Agron Gjyrezi

Me rastin e 30-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit, Agron Gjyrezi, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër organizoi një ceremoni përkujtimore në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, të cilët vendosën kurora me lule pranë memorialit të Dëshmorit të Policisë, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij në shërbim të rendit dhe sigurisë.

Gjatë ceremonisë u vlerësua akti heroik i Agron Gjyrezit, i cili dha jetën në krye të detyrës, duke u kujtuar si një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për mbrojtjen e qytetarëve. Përfaqësuesit e Policisë theksuan se kujtimi i tij, ashtu si edhe i të gjithë Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, mbetet një frymëzim për çdo punonjës të uniformave blu në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të tyre.

Ceremonia u mbyll me homazhe dhe një mesazh nderimi për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit që kanë rënë në krye të detyrës, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar të guximit, përkushtimit dhe shërbimit ndaj vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks