Policia e Shkodrës, aktivitet sensibilizues për rolin dhe kontributin e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale më shqetësuese për komunitetin.

Aktiviteti kryesor i ditës së sotme si prioriteti i Qeverisë Shqipëtare, ka në fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

✅Në këtë takim sensibilizues për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, për vitin 2024, ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor Bashkia Shkodër, Nënkryetari i Bashkisë Shkodër z. Onid Bejleri, Zv Drejtori për Sigurin e Rendit Publik Shkodër z. Akil Kalo, Shefi i Komisariatit Shkodër z.Idriz Daulle, Shefi i Hetim të Krimit të Komisariatit Shkodër z. Ermal Murataj si dhe N/Specialistë të Policimit në Komunitet. Gjatë takimit u prioritizuan çështje si: përcaktimi i zonave me risk për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, sigurimi i inteligjencës policore kundër saj, si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe me shërbimet mbështetëse, për ta konstatuar dhe luftuar këtë krim.

✅Në saj të punës së pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit ky fenomen është cdo vit në rënie. Prioritet iu është dhënë institucioneve arsimore, shkollave dhe gjimnazeve duke i siguruar me shërbime të Policisë për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe parandalimin e lëndëve narkotike në këto ambjente. Njëkohësisht jane duke u zhvilluar cdo ditë në terren, kontrolli i territorit në zona të hapura dhe të mbyllura për të lokalizuar kultivimin e bimëve narkotike e më pas asgjesimin e tyre.

Takimet dhe aktivitetet do të vijojnë në çdo Bashki dhe njësi administrative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu