Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Policisë së Shtetit Ilir Proda, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Drejtori i Përgjithshëm ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirënjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat. Ai është shprehur se dera e Policisë së Shtetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë. Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi policie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin. I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Gjatë ceremonisë përkujtimore, në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë vendosën lule edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, për të nderuar kujtimin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e ka konsideruar një moment historik 112-vjetorin e Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës hapëse në ceremoninë e zhvilluar, ai shprehu mirënjohjen për punën e palodhur që forcat blu kanë bërë ndër vite. Sakaq, Proda theksoi se duhet të vijojnë të punojnë së bashku për të forcuar besimin e qytetarëve të policia e shtetit”.

“Kjo ditë na kujton jo vetëm përkushtimin, por dhe punën që kanë bërë breza të tërë. Në 1912, Ismail Qemali urdhëroi mbledhjen e forcave dhe xhandarmërisë. Gjatë këtyre 112 viteve, rrugëtimi ka qenë i vështirë. Me privilegjin që kam si drejtor i përgjithshëm, dua të kujtojë veprën e atyre që do të mbetet e paharruashme. Sot policia nuk është më ajo e djeshme. Për këto procese modernizmi shpreh mirënjohjen për qeverinë shqiptare që na i ka mundësuar. Jam shumë krenar që nëpër tavolina nga e gjithë bota, dëgjoj të flitet për policinë tonë. Këto guyrë të rëndësishëm në policinë tonë janë ndërtuar me shumë rigorizitet. Qindra të rinj po ndjekin akademinë dhe jam i lumtur që çdo vit e më shumë, po ndiqet si model i të rinjve. Ky tranformim nuk do të ishte i mundur pa mijëra burra dhe gra që kanë zgjedhur të veshin uniformën e polcisë. 112 vite histori janë pjesë e angazhimit tuaj, le të punojmë së bashku për të forcuar besimin e qytetarëve të policia e shtetit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu