Një gjest qytetar dhe profesional është regjistruar gjatë paradites së sotme në Shkodër. Një punonjës i Policisë Rrugore, gjatë kryerjes së detyrës në lagjen “Parrucë”, ka gjetur në rrugë një portofol të humbur.
Pas verifikimeve të nevojshme, efektivi ka bërë të mundur identifikimin e pronarit të portofolit, një shtetas austriak. Menjëherë pas kontaktimit të tij, portofoli i është dorëzuar bashkë me dokumentet personale dhe shumën e parave që ndodheshin në të.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka vlerësuar këtë veprim, duke e cilësuar si një shembull të përkushtimit, integritetit dhe korrektësisë që punonjësit e Policisë së Shtetit tregojnë në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.






