Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin Lulzim Rakaj.Avokati Bujar Hoti ka kërkuar masë me të lehtë për klientin e tij por është refuzuar nga gjyqtari Albert Keraj.

“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka dëshmuar ai në gjykatë.

38-vjeçari akuzohet për plagosjen e dyfishtë të regjistruar me datën 15 shtator në, fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe ndaj Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt. Hasanaj mori një plumb në gjoks dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas operacionit në spital kaloi rrezikun për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu