Pas besimit që i dhanë kryeministri Rama dhe i deleguari politik Benet Beci për të qënë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në qarkun Shkodër, Xhenis Çela ka reaguar me një mesazh në rrjetin social facebook, ku shkruan: Një rrugëtim i ri, me përkushtim për Shkodrën!

Statusi i plotë:

Një rrugëtim i ri, me përkushtim për Shkodrën!
Nga sot, nis për mua një angazhim i rëndësishëm, një mundësi për t’i shërbyer qytetit tim me energji dhe përkushtim, si pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste në listën e kandidateve për deputete. Dua të falënderoj kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin politik Benet Beci për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e listës në Qarkun Shkodër.
Si një bijë e këtij qyteti, ndiej privilegjin të jem pjesë e ekipit “Shqipëria 2030”. Pas studimeve jashtë vendit, zgjodha të kthehem në vendlindje, duke ndjekur rrugën e familjes sime, që gjithmonë ka kontribuar për Shkodrën. Tani, është momenti për të sjellë ide të reja, energji dhe vizion për një të ardhme më të mirë.
Besoj se 11 Maji është një ditë e rëndësishme për të çuar përpara reformat dhe zhvillimin e qarkut Shkodër dhe Shqipërisë. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin!
Na u priftë e mbara!🙏

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu