DVKM Shkodër/Kontrolle në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara.

U kap në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohet penalisht 37-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që përdoreshin për peshkim,një mjet lundrues dhe një automjet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, në afërsi të vendit të quajtur “Syri i Sheganit” është kapur në flagrancë një shtetas duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm,një mjet lundrues dhe një automjet.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu