Takimi i Komunitetit Politik Europian do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj të 2025. Ky takim, një nismë e presidenti të Francës Emmanuel Macron, do të mbahet 5 ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Takimi i Komitetit Politik Europian do të bëjë bashkë liderët europianë dhe do të jetë një mundësi për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike.

Po ashtu, është një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe për të thelluar bashkëpunimin me vendet e tjera të Komunitetit Politik Europian.

Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez Viktor Orban.

Më herët ishte diskutuar mundësia e mbajtjes së këtij samiti në datën 9 maj, për të cilën partitë e vogla ngritën pretendimin se do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj, duke i propozuar presidentit Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve.

Katër ditë më parë presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 për zgjedhjet parlamentare. Në argumentimin e tij për këtë datë, ai theksoi se, institucioni i presidencës ka marrë dakordësinë nga ndërkombëtarët që takimi i Komunitetit Politik Evropian të mbahet pas 11 majit.

Kreu i shtetit zhvilloi takime në Presidencë me të gjithë aktorët politikë, por u refuzua nga opozita, duke i konsideruar si farsë ato konsultime, pasi sipas saj, Begaj e kishte caktuar datën e zgjedhjeve me urdhër nga kryeministri Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu