Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, Klaus Gj. ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, Uran M. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.






