Dy avionë pasagjerësh janë përplasur mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Londrës, Heathrow. Sipas informacioneve paraprake, avionët janë përplasur gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit. Ato i përkasin kompanisë “Korean Air” dhe një Boeing 737 i “Icelandair”.
Përplasja ka qenë e pjesshme në pjesën e bishtit dhe krahut të avionëve, ndërsa nuk raportohet për viktima. Aksidenti në pistë ka shkaktuar rëndimin e trafikut ajror si dhe anulimin e disa fluturimeve.