Dështon seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion e përballjes së padisë për shpifje mes deputetit Gazmend Bardhi dhe ish drejtorit të policisë Shkodër Edmond Sula. Mungesa e avokatit të Gazmend Bardhit u bë shkak për dështimin e seancës së parë, ku palët ftohen për ta zgjidhur konfliktin me mirëkuptim. Përveç mbrojtësit ligjor, në këtë seancë mungonte edhe vete kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të një vizite zyrtare në Londër, Angli.
Edmond Sula paditi Gazmend Bardhin, pasi në datë12 shtatorte ketij viti, në foltoren e Kuvendit, deputeti hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.
Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni SKY ECC, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.