Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se të hënën Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjet sipas primareve.
“Pra, primaret për kryetarët e bashkive do kenë kuadrin ligjor të gatshëm ditën e hënë. Kjo është një ngjarje e madhe për PD-në, sepse përmes primareve, shtrijmë pluralitetin drejt partisë” tha Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët.
Si do i mbrojë votat që të mos i blejë?
Sali Berisha: “Edi Rama ka blerë e do të pëdorë të gjithë shtetin për të mbledhur votat. Revolta popullore është rruga kryesore për të gjunjëzuar atë. Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së u bë më 27 prill 2021 kur ish kreu I PD-së nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës por futi PD-në në nëj spiral shkatërrimtar nga I cilik u desh shumë kohë për të dalë. Berisha tha se do të bëjë gjithçka që vjeshtën ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha kundër Edi Ramës.
Sali Berisha:“Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos. Do të bëj gjithçka që vjeshtën ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha kundër Edi Ramës.
• Berisha: Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021, ish-kreu i saj dhe udhëheqja nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës.
Revolta popullore ndaj këtij regjimi që nuk ka legjimitet është rruga kryesor për ta gjunjëzuar atë.
Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së është bërë më 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve të dhunuara masivisht, kreu i saj dhe udhëheqja nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës, por futi pasi ishte marrë peng nga Edi Rama, futi PD-në në një spirale shkatërrimtare, nga e cila u desh shumë kohë për të dalë.