Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të premte dy ndeshjet e para për raundin e 19-të, ose aktin e fundit për vitin 2024. Te fitorja dolën AF Elbasani dhe Partizani.

Në Korçë vendasit e Skënderbeut janë në krizë dhe mbeten në pozicionin e fundit në klasifikim, duke u mposhtur 0-2 nga AF Elbasani. Për miqtë trajneri i ri Ivan Gvozdenovic shijoi tri pikët e para, duke mundur ish-ekipin që e drejtonte deri para pak javësh. Për AF Elbasanin golat u shënuan nga Lleshi dhe Ze Gomes në pjesën e dytë.

Në “Arenën e Demave” në kryeqytet Partizani fitoi 2-0 kundër Vllaznisë duke marrë për momentin kreun e renditjes. Tedi Cara që në minutën e dytë dhe Rrapaj në minutën e 63 shënuan për vendasit.Të shtunën luhen Laçi – Tirana dhe Dinamo – Egnatia, me Superligën që mbyll siparin e javës së 19-të të hënën me duelin Teuta – Bylis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu