Rruga që çon në Theth është bllokuar për shkak të borës dhe ngricave. Automjetet kanë ngelur të bllokuara në rrugë për shkak të kushteve të këqija të motit dhe nuk mund të qarkullojnë.
Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës po përdorin mjete rrethanore për të hequr borën në pjesë të ndryshme të rrugës, në mënyrë që të mundësohet kalimi i automjeteve që janë bllokuar. ARRSH bën me dije se ka ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet tashmë pa probleme.
