Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hyrë në zgjedhje me qeveri teknike.

Nga Shkodra ai tha se në zgjedhje do të shkohet me këtë qeveri dhe me kryeministër Edi Ramën.

“Ajo që ne e thamë dhe në takim me partinë është që mesazhi i vetëm që vjen nga PD është kërkesa për një qeveri teknike, të ikë Edi Rama se me Edi Ramën ata nuk fitojnë dot. Në fakt kjo nuk është më problem i PS, duhet të jetë problem i tyre që nuk arrijnë të gjejnë dot asnjë mundësi për t’u përballur me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Në këto kushte ne kemi vetëm një përgjigje : forcimin e PS, organizimin e saj në të gjithë territorin dhe kërkesën që jo vetëm të fitojmë 2025-ën, port a fitojmë atë bindhsëm  dhe natyrisht të tregojmë forcën që ne kemi dhe përgjigjën që na japin qytetarët. Nuk ka asnjë shans që të hapet ky diskutim”, tha Klosi.

Ai u ndal edhe te tensioned që u shkaktuan nga opozita në Parlament dhe tha që akte të tilla vandale do të marrin përgjigje si për vandalët.

“Ajo që ndodhi në Parlament nuk ëhstë politikë, është një vepër penale. Është dëmtim i pronës shtetërore me vetëdije dhe rrezikim i jetës, jo vetëm të kryetares së Parlamentit që u godit në mënyrë të papërgjegjshme me mjete të rënda, por edhe rrezikimi i djegies së të gjithë Parlamentit shqiptar. Veprimi hyn në vandalizëm dhe përgjigja do të jetë si për vandalët”, tha Klosi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu